Me Paris Saint Germain që vazhdon e qetë rrugën drejt titullit, në Ligue 1 mbetet të njihet skuadra që do e mbyll e dyta.

Një çështje që mbetet të diskutohet edhe pas javës së 25-të, pasi Monaco ka mposhtur 4 me 0 Angers. Skuadra nga principata kaloi në avantazh që në minutën e 10-të, pas një gabimi në vendosje të portierit vendas.

Në 45 minutëshin e parë, rrugën e rrjetës e gjeti dhe Jovetiç. Malazezi goditi në formë parabële për të dyfishuar rezultatin. Në fraksionin e dytë, ishte përsëri Jovetiç që shënoi, duke gjetur kështu golin e dytë personal dhe të tretin për Monaco. "Pokeri" u plotësua nga mbrojtësi Raggi.

Në takimet tjera Bordeaux mposhti 3 me 2 Amiens, Dijon kaloi 3 me 2 Nice, Montpellier likujdoi minimalisht 1 me 0 Metz, ndërsa në sfidën Guingamp-Caen nuk u shënua asnjë gol.



/Ora News.tv/