Ky është momenti dramatik kur një djalë i vogël zgjohet i verbër pasi u plagos rëndë gjatë një shpërthimi në Sirinë veriore.

Fëmija, i cili raportohet të jetë 10-vjeçari Abdul Muain nga provincën Afrin, mund të dëgjohet duke bërtitur në krahët e babait të tij, ndërsa zgjohet pas operacionit.

"Sytë e mi", bërtet fëmija.

Abdul kishte jetuar në Homs, por ishte zhvendosur nga lufta civile dhe përfundoi në Afrin pranë kufirit me Turqinë.

Faqja e internetit AJ + pretendon se fëmija luante pranë shtëpisë së tij në ditën e parë të Ramazanit, kur ai u kap në një shpërthim mine.

Megjithatë, raportet lokale në konflikt sugjerojnë se djali ishte plagosur nga një sulm ajror nga forcat e diktatorit Bashar al-Assad.

Forcat pro dhe anti-regjimit në Siri shpesh kanë pretendime kontradiktore për përgjegjësitë e mizorisë.

Duket se djali është dërguar në Turqi për trajtim dhe tani po shërohet.

Videot e mëvonshme dhe imazhet tregojnë atë me fashat e hequra dhe i aftë për të shikuar përsëri.

Siria është në mes të një lufte civile më shumë se shtatëvjeçare midis qeverisë, ISIS, kurdëve dhe milicive të ndryshme.

/Ora News.tv/