Janë zbuluar pamjet dramatike të dy avionëve të Forcave Ajrore britanike që përpiqen të "kapin" një bombardues rus që është parë duke fluturuar shumë pranë hapësirës ajrore të Britanisë së Madhe. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pretendon se kërcënime të tilla po "intensifikohen".

Videoja, e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes, tregon dy aeroplanë duke fluturuar pranë një avioni TU-160 Blackjacks rus.

Të dy avionët luftarakë "Typoon" u dërguan nga ministria britanike nga verilindja e Skocisë të hënën në mëngjes.

Ata monitoruan dhe kapën "Blackjacks" rus, për të cilin pretendohej se po shkelte një "zonë me interes" në Mbretërinë e Bashkuar.

Avionët britanikë kanë shoqëruar avionin rus 30 milje larg nga hapësira ajrore e saj.

Sekretari i Mbrojtjes Gavin Williamson tha se kërcënimet me të cilat përballet Mbretëria e Bashkuar ishin "intensifikuar". Ai shtoi: "Ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë qiejt nga veprimet e agresionit".

Forcat ajrore franceze dhe belge thuajse u nisën në mision për të trajtuar situatën.

Ai ndjek një varg incidentesh midis RAF dhe Forcave Ajrore të Rusisë gjatë muajve të fundit.


/Ora News.tv/