Moggi për transferimin e Ronaldos: Nuk do nënshkruaja me një 33- vjeçar

Moggi për transferimin e Ronaldos: Nuk do nënshkruaja me një 33-

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, është shprehur se nuk do të nënshkruante me Ronaldon nëse ai do të ishte ende në detyrë sot.

Bardhezinjtë thyen rekordin në Itali duke transferuar Ronaldon për 100 milionë euro, por Moggi insiston se ai nuk do të shpenzonte aq shumë për një 33- vjeçar.

"Në aspektin e marketingut, është një marrëveshje e jashtëzakonshme. Por unë nuk do të shpenzoja kurrë aq shumë për një 33-vjeçar dhe nuk do ta zyrtarizoja blerjen pa shitur më parë Higuain, i cili shënon 20 gola në sezon," tha fillimisht ish-drejtori i Juventusit për "Il Corriere dello Sport".

"Unë nuk do ta kisha marrë sot. Kur ishte 18 vjeç më pëlqente. Fola me Sportingun e Lisbonës dhe i propozova një shkëmbim me Salas, të cilit do t’i jepnim edhe 5 milionë euro dëmshpërblim. Por Salas shkoi te River Plate, ndërsa Ronaldo zgjodha Manchester. Ishte koha kur te Juventus nuk kishin para për të investuar. E përsëris nuk do e merrja për aq para,” shtoi Moggi.

EMISIONET