Modric: Topi i Artë më ndau nga gruaja, ja ku besova se do e fitoj

Modric: Topi i Artë më ndau nga gruaja, ja ku besova se do e fitoj

Topi i Artë ka një padron të ri dhe ai është Luka Modric. Kroati i Realit të Madridit kaloi një vit fantastik me "Los Blancos" dhe kombëtaren ballkanase, duke "thyer" kështu hegjemoninë Ronaldo-Messi, me dyshen që ndalet pas 10 vitesh dominim. Pas marrjes së trofeut prestigjoz, Modric ka folur për suksesin e tij, idhujt e tij dhe jetën e tij personale.

Duke folur për revistën franceze "France Football", organizatorët e çmimit, ai zbuloi se sa i kënaqur është ai që një person normal ka qenë në gjendje të fitojë çmimin dhe të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

"Ka një thënie se gjërat më të mira në jetë nuk vijnë lehtë dhe unë besoj. Jeta ime ka qenë e bazuar në luftën dhe në arritjen e objektivat përmes punës së madhe. Nuk ka qenë e lehtë, por e kam fituar.Historia do të thotë se një lojtar kroat, që përfaqëson vendin e tij të vogël, fitoi Topin e Artë pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messis, të cilët janë lojtarë të një tjetër niveli. Askush nuk ka të drejtë të krahasohet me ta. Ata janë më të mirët në historinë e këtij sporti. Të vij pas tyre është e pabesueshme, megjithëse nuk mendoj për një sekondë se është e gjatë për ta.Unë e konsideroj veten një person normal dhe veproj në atë mënyrë, ndërsa shoh se njerëzit më shohin si të tillë. Ata më shohin si një person të përulur. Jam i lumtur që dikush normal është në gjendje të fitojë "Topin e Artë". -tregon Modric.

I pyetur se ku do të vinte çmimin, ai tha se sotme (dje) do të flinte me të.

"Do të shkoj në dhomën time, pranë shtratit dhe kështu, çdo herë që unë zgjohem do të mund të them se nuk është një ëndërr. Kam trofe të tjera, por ky do të shkojë në një vend të veçantë."-shtoi ai.

Por a e priste Modric të ishte fitues i titullit më prestigjoz individual?

"Nuk kishte një moment të veçantë kur mendova se mund ta fitoja atë. Unë fillova të besoj kur pashë trofet që kisha fituar këtë vit dhe se isha në 30 finalistët. Por ka një gjë që kurrë nuk do ta harroj. Kur Zidane arriti të bëhej trajner i Real Madridit në janar 2016, ai më thirri në zyrën e tij një ditë pas stërvitjes dhe më shpjegoi atë që ai e pa në mua si një lojtar dhe çfarë priste prej meje. Ai më tha se unë kam qenë një lojtar i rëndësishëm për të. Mbi të gjitha, ai më tha se jam një lojtar që mund të fitojë "Topin e Artë". Kur dikush si Zidane, me personalitetin dhe sfondin e tij, e thotë këtë është diçka e pabesueshme. Unë e admiroj dhe e respektoj shumë si një lojtar. Ai donte që unë të shprehja veten më shumë në fushë. Ai më detyroi të bëhesha pjesë kyçe në ekip në një kohë kur ne luanim vërtet futboll të mirë. Këto fjalë nga Zidane më ndihmuan të shkoj më tej në lojën time, edhe nëse nuk guxoja t'i besoja këto fjalë." -vijon tregimi i Modric.

Një lojtar legjendar, i cili foli Modriç ishte Johan Cruyff.

"Është një nder i madh që më krahasojnë me Cruyff. Ai ishte një lojtar i pabesueshëm dhe një trajner i madh. Kam veshur fanellën me numër 14 te Tottenham në nder të tij dhe për shkak se numri 10 nuk ishte i disponueshëm"-zbulon kroati.

Jeta personale dhe atë që ai bën në shtëpi.

"Shikojmë filma në shtëpi, dëgjoj muzikë reggaeton dhe, mbi të gjitha, muzikë tradicionale kroate dhe shkoj në restorante. Unë kam këtë aftësi për të ngrënë gjithçka pa u shëndoshur, është një gjë gjenetike. Më pëlqen të hap një shishe vere me gruan time herë pas here. Kemi verë kroate, italiane, spanjolle dhe franceze. Të gjitha nga pak. Unë punoj shumë për veten time dhe përpiqem të shërohem edhe pas ndeshjeve. Gruaja ime më ndihmon shumë."-përfundoi 33 vjeçari, i cili bëhet futbollisti i 26-të që fiton këtë trofe mjaft prestigjoz.



EMISIONET