Modric "përbuz" Interin, bashkohet me grupin në Valdebebas

Modric "përbuz" Interin, bashkohet me grupin në Valdebebas

Ndërkohë që spekulimet mbi të ardhmen e Modric kanë qenë të shumta gjatë dy javëve të fundit, me kapitenin e Kroacisë që është i lidhur fort me një transferim në "San Siro" në radhët e Interit, 32 vjeçari i ka dhënë një përgjigjje thuajse definitive këtyre zërave. Ai është kthyer në kampin e Realit, ku ka nisur stërvitjen me pjesën tjetër të grupit. 

Megjithatë, dita e sotme pritet të jetë decizive për të mësuar dhe të ardhmen e 32 vjeçarit, me Luka Modric që pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me numrin 1 të "Los Blancos", Florentino Perez.

Në takimin që është programuar për tu zhvilluar në orët e vona të darkës së sotme, ose mëngjesin e nesërm, gazeta spanjolle pranë Realit, "Marca" shkruan se presidenti i Realit është i gatshëm t'i ofrojë rinovimin e kontratës kroatit, në mënyrë që Modric të mos largohet nga "Santiago Bernabeu".

Më parë, Perez deklaroi se ylli kroat nuk do të largohet nga kryeqyteti spanjoll për asgjë më pak se 750 milion euro, por thashethemet kanë vazhduar se Modric është i prirur për një lëvizje në Serie A.

Zyrtarët e Interit thuhet se kanë qenë në kontakt me agjentët e lojtarëve, ndërsa kontingjenti aktual i Kroacisë, Marcelo Brozovic, Ivan Perisic dhe Sime Vrsaljko, i kanë thënë klubit se Luka Modric dëshirojnë të bashkohen me ta.

Inter thuhet se është i përgatitur t'i dorëzojë ish-lojtarit të Tottenham Hotspur një marrëveshje katërvjeçare me një pagë prej 10 milion euro në sezon shumë më e lartë se fitimet e tij aktuale vjetore prej 6.5 milion euro me Realin.

Megjithatë, Marca pretendon se Perez do ta bëjë Modric një ofertë kundërshtuese me numrin 1 të Los Blancos që tenton të shmang humbjen e një tjetër lojtari kyç, pas  Cristiano Ronaldo që vetëm pak ditë më parë u zyrtarizua tek skuadra e Juventusit në Seria A.

EMISIONET