Modernizimi i FA, Xhaçka: Investime të reja për bazat detare dhe vendbazimet ushtarake

Modernizimi i FA, Xhaçka: Investime të reja për bazat detare

Rivitalizimi i vendbazimeve ushtarake në të gjithë territorin e Shqipërisë do të kenë një potencial zhvillimor edhe për zonat ku ato janë ndërtuar. Kështu u zotua Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka teksa inspektoi bazat ushtarake në Shëngjin, Lezhë dhe Kepin e Palit në qarkum e Durrësit.

Ministrja Xhaçka listoi edhe disa objektiva të dikasterit që përfaqëson kur flasim për FA në 4 vjecarin e ardhshëm.

 “Modernizimi i Forcave të Armatosura është një prioriteteve kryesore, jo vetëm i vitit që sapo ka nisur, por për të gjithë 4 vjeçarin.Vendbazime si këto në Shëngjin apo Kepin e Talit,  sikundër edhe bazat detare kanë një rëndësi dhe vlerë të veçantë, për historikun e Forcave të Armatosura por edhe për potencialin zhvillimor dhe turistik të zonave përreth tyre”, tha Ministrja Xhaçka.

Në vendbazimin e Shëngjinit gjatë 12 muajve tëvitit qëndron në gatishmëri një anije patrullimi e Forcës Detare, ekupiazhin e së cilës, sikundër të gjithë efektivët e FA, Ministrja e Mbrojtjes i falenderoi për profesionalizmin dhe përkushtimin në kryerjen e misionit në det, tokë apo ajër.

EMISIONET