Moderatorja drejt falimentimit? Nxjerr në shitje makinën për 595 paund

Moderatorja e njohur britanike, Katie Price zbuloi para disa ditësh se është në krizë ekonomike dhe nuk mund të paguante gjobën e makinës. Për këtë arsye, ajo ka nxjerrë në shitje makinën e saj “Suzuki Vitara Barbie” për vetëm 595 paund.

Shifra më e madhe e ofruar për makinën e Katie në ankand arriti në 41.300 paund.

40-vjeçarja vendosi që të bëjë disa para të shpejta duke shitur një prej makinave pasi gjykata i hoqi të drejtën për ti dhënë makinës për 3 muaj. Para gjykatës, ajo u gjobit me 1.300 paund, të cilat tha se nuk mund ti paguajë. Sipas mediave të huaja, ajo zotëron ende 3.500 paund nga kompania e sigurisë për automjetin.

Megjithatë, Katie hodhi poshtë spekulimet se është drejt rrënimit duke thënë se kur të marrë sërish patentën, do i dhurojë vetes një makinë të re.


EMISIONET