Modelja ruse: Putin u përpoq të më vriste me helm miu

Një modele ruse pretendon se është targetuar nga Putin në Salisbury dhe se Kremlini dëshiron vdekjen e saj.

Anna Shapiro dhe bashkëshorti i saj, Alex King u sëmurën ndërsa po hanin darkë të dielën e kaluar në Prezzo.

30-vjeçarja tha se e kishte gjetur bashkëshortin të rrëzuar në tualetin e meshkujve me shkumë në gojë.

Alex po lufton me jetën e tij ndërsa raportohet se çiftit iu është dhënë helm miu.

Ndërsa modelja beson se është Putin prapa sulmit.

"Unë heq dorë nga Putin dhe vendi i familjes sime. Jam objektiv rus. Babai im ishte gjeneral në ushtrinë ruse dhe luajti me orkestrën ushtarake."

Vendimi i saj për të denoncuar publikisht Putin ka shkaktuar zemërim tek familja e saj, përfshirë të atin që ka qen shef ushtarak në Rusi.

Shapiro tha se ka marrë telefonata kërcënuese nga babai i saj.

30-vjeçarja ka lindur në Rusi por u bë qytetare e Izraelit në vitin 2006 kundër dëshirës së familjes së saj.

Ajo u shpërngul në Londër në vitin 2008 ku u takua me Kinf dhe u martuan muajin e kaluar.

Shapiro raporton tha se inteligjenca ruse beson se është spiune.

EMISIONET