Modelja Camila Barraza që u shpall "Miss Universe Kosova" ka qenë në një lidhje me biznesmenin shqiptar Haris Cocaj, por cdo gjë ka marrë fund.

Ka disa kohë që komentohet për jetën private si dhe një romancë të re me modelin serb, Djorde Jelic. Sot ka vendosur të konfirmojë të gjitha spekulimet me anë të një postimi në Instagram.

Fotografinë me buqetë trëndafilash, modelja me origjinë shqiptare dhe argjentinase e shoqëroi me përshkrimin: "I dashuri më i mirë, të dua zemër".


/Ora News.tv/