Marrja e komplimentave është një nga ndjesitë më të bukura, por në rast se ai të vjen nga një yll futbolli si Cristiano Ronaldo është një ëndërr.

Këtë ka pohuar modelja Manuela Ferrera në një intervistë për "Diva e Donna". Ajo ka deklaruar se ka pasur një bisedë të shkurtër me yllin portugez, me këtë të fundit që e ka komplimentuar për bukurinë e saj.

"Ai më tha se isha shumë e bukur. U ndjeva shumë e kënaqur që u tha nga ai, një njeri i rrethuar gjithmonë nga vajzat e bukura. Ai është shembulli im"-përfundoi Ferrera.


/Ora News.tv/