Modelja e famshme humb unazën e fejesës, kushton 150 mijë dollarë

Unaza e fejesës që Wiz Khalifa i dha modeles Amber Rose para 6 vitesh ka humbur dhe policët kanë nisur hetimet.

Burime për TMZ thonë se Amber plotësoi një raport policor pasi po kërkonte në dollap për unazën e saj, por nuk e gjeti. Hera e fundit që kërkoi me imtësi ishte muajin e kaluar.

Vlera e unazës që i dha reperi në mars të 2012 është 150 mijë dollarë. Edhe pse Amber ka nisur kërkimet, lidhja e tyre e dashurisë përfundoi në vitin 2014.

Ajo dëshiron që unazën t’ia japë unazën Sebastianit, djalit që ka me reperin wiz, prandaj po e kërkon kaq shumë.

EMISIONET