Tre persona kanë gjetur vdekjen pasi një makinë që ecte në drejtim të kundërt u përplas me dy makina të tjera

Një automjet tip "Forester Subaru" ishte duke udhëtuar në autostradën M40 në Britani në drejtim të kundërt, kur u përplas me një "Ford Mondeo" dhe një "Ford Focus" në orën 16:00 të hënën.

Shoferi dhe pasagjeri në "Subaru", si dhe shoferi i "Ford Monde"o, i cili ishte në të 30-at, vdiqën në aksident.

Rruga u mbyll gjatë natës.

Policia e Thames Valley tha se askush tjetër nuk ishte plagosur gjatë përplasjes.

/Ora News.tv/