Mjeti që përdorën vrasësit e Arben Bilalit ishte vjedhur në Vlorë

Mjeti që përdorën vrasësit e Arben Bilalit ishte vjedhur

Identifikohet automjeti të cilin autorët e përdorën për ekzekutimin e ish-policit, Arben Bilali.

Burimet bëjnë me dije se mjeti tip ‘Fiat Punto’ me targë AA 747RV që përdorën autorët e vrasjes figuron i vjedhur në qytetin e Vlorës.

Ndaj Arben Bilalit, i vrarë para banesës së tij, mesditën e 30 janarit, ishte ngritur pritë nga vrasësit.

Burimet nga policia bënë me dije se ai është ndjekur nga agresorët prej zonës së "Vasil Shantos" dhe deri në ndalimin në vendin ku edhe i qëlluan.

Arma e përdorur ka qenë automatike dhe me silenciator.

Mësohet se autorët e kanë ndjekur nga zona e “Vasil Shantos” 50 vjeçarin dhe e kanë gjurmuar deri në hyrje të banesës, ku më pas kanë shtënë me një armë automatike me silenciator. Për shkak se arma ka qenë automatike të shtënat janë dëgjuar dhe nga dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes. Jashtë kamerave ata tregojnë çfarë kanë parë: Një automjet tip benz është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe më pas kanë parë familjarët e viktimës që janë afruar.

Bilali është ekzekutuar me një breshëri plumbash sapo ka zbritur nga makina në rrugën “Daniel Ndreka”. Rreth 30 kamera sigurie janë sekuestruar nga policia e Tiranës, ndërsa njëra prej tyre mendohet të ketë filmuar dhe momentin e ekzekutimit të Bilalit. Dy autorët kanë qenë në makinën “Benz”, dhe ekzekutori ka qenë i ulur në sediljen e pasme.

Dëshmitarët, disa prej të cilëve e kanë transportuar për në spital, kanë deklaruar për policinë se 50-vjeçari kishte ende shenja jete, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Pista kryesore e hetimeve është për hakmarrje pasi viktimës më herët, gjatë vitit 2010 dhe 1997 i janë vrarë dy vëllezër.

Lexoni ketu te gjitha lajmet mbi: Vrasjen e Arben Bilalit me 30 janar 2019

EMISIONET