Mjeti me targa italiane del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Katër persona mbetën të plagosur në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë, teksa mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga.

Aksidenti u regjistrua në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ku mjeti mjeti autoveturë, tip Fiat me targa italiane ES 440 CA, me drejtues shtetasin Italian M.P, 20 vjeç, banues në Bari, ka dalë nga rruga.

Në mjet ndodheshin edhe tre shtetas shqiptarë, përkatësisht M.S, 17 vjeç, Xh.S, 20 vjeç dhe F.Gj 19 vjeç të tre banues në Tiranë. 

Shtetasit u shoqëruan në spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, me dëmtime të lehta.

Policia thotë se ndodhen nën kontrollin e mjekëve dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetën. 

Nga grupi hetimor po kryhen veprimet për përcaktimet e shkakut të këtij aksidenti.

 

EMISIONET