Një aksident ku u përfshinë 6 automjete ndodhi gjatë natës në qytetin e Lezhës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ngjarja u regjistrua gjatë natës në bulevardin "Gjergj Fishta", ndërsa nga aksidenti u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Një automjet që drejtohej nga një i ri humbi kontrollin dhe mori përpara 5 makina që ishin të parkuara në bulevard.

Nga aksidenti fatmirësisht i riu nuk mori lëndime pavarësisht se goditja ka qenë e fortë, çka e dëshmojnë edhe dëmet në makinën me të cilën udhëtonte.

Nga dhënat paraprake të policisë bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën po lëvizte i riu, çka i solli humbjen e kontrollit të automjetit.

Ai është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje rreth ngjarjes.


/Ora News.tv/