Një 46 vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Korçë. Shtetasi Roland Beqo duke drejtuar mjetin tip "Nissan" me targa AA 025 GR, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura në fshatin Polenë.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime. Ai u transportua për në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet se shkak i aksidentit eshte bere mungesa e sinjalistikes rrugore, pasi nese do te kishte pasur bordure mbrojtese aksidenti mund te ishte shmangur.


/Ora News.tv/