Firma novatore UAVOS me seli në Luginën Silicon të Kalifornisë ka krijuar një mjet fluturimi pa pilot që mund të vazhdojë fluturimin për një vit pa ndërprerje. 

Mjeti përdor algoritme për të manovruar krahët dhe për të rregulluar koordinatat që të vazhdojë fluturimin për një vit.

Mjeti mund të shërbejë për të ndjekur fenomenet e motit si dhe për të kontrolluar për aktivitet të paligjshëm në zona ku nuk veprojnë forcat e rendit.

/Ora News.tv/