Një nënë ka zbuluar se si binjaket e saj 17 muajshe sfiduan çdo shans pasi mjekët u thanë se kishin 0% mundësi për të mbijetuar.

Claire Mowforth mori lajmin nga mjekët se foshnjat e saj kishin osteogjenezë imperfekta (OI), sëmundjen e eshtrave, kur ishte shtatzënë.

Skanerët treguan se binjaket kishin pësuar thyerje të kockave ndërsa ishin akoma në bark dhe mjekët paralajmëruan 34-vjeçaren dhe bashkëshortin e saj, Phil se nuk do ia dilnin mbanë.

Por kundër çdo sfide, Amelia-Grace dhe Hope-Elizabeth Mowforth lindën më 4 prill të vitit të kaluar dhe kishin 15 kocka të thyera secila.

Me Amelian që kishte 5 brinjë të thyera dhe Hope që peshonte vetëm 0.9 kg, mjekët thanë se shanset e mbijetesës ishin të pakta. Por binjaket nga Hull arritën t'ia dilnin sërish. Ato u kthyen në shtëpi me prindërit dhe motrën e tyre Grace, 4-vjeç, brenda 4 muajve.

Sidoqoftë jeta e tyre është shumë e vështirë pasi vajzat rrezikojnë të kenë fraktura sa herë që teshtijnë, rrotullohen ose ndryshojnë rrobat e tyre.

"Është sikur të jenë bërë  prej qelqi,"-tha Mowforth. "Kishim frikë ti preknim ato sepse lëvizja më e vogël mund të rezultojë me një kockë të thyer. Çdo gjë, nga teshtimat deri tek kolla, mund të shkaktojnë fraktura."

 



/Ora News.tv/