Atletiko e Madridit vazhdon të konfirmohet si skuadra anti-Barcelonë. "Los Colcheoneros" mposhtën minimalisht Malagën.

Një takim i nisur me gol për të besuarit e Diego Simeone me autor Antoine Griezmann. Kur po kronometrohej sekonda e 40, sulmuesi francez përfitoi nga një pozicionim jo shumë i mirë i mbrojtjes vendase dhe në kufijtë e një pozicioni jashtë loje, goditi me të djathtën duke mposhtur Jimenez.

Goli mbeti në fuqi deri në fundin e takimit, ndërsa pas kësaj fitoreje Atletiko ngushton në -6 distancën me Barcelonën që ka dhe një takim për të zhvilluar, atë ndaj Getafes.

Momentalisht Atletiko e Madridit ndodhet në vendin e dytë me 52 pikë, ndërsa Malaga mbyll rënditjen në kuotën e 13 pikëve.



/Ora News.tv/