Tirana është kampionia absolute e Kategorisë së Parë.

Skuadra bardheblu triumfoi dhe në finalen e madhe të kampionatit, pasi mposhti me shifrat e pastra 2-0 kampionët e Grupit të Veriut, Kastriotin.

Në "Elbasan Arena" ndeshja u dominua e gjitha nga bardheblutë që nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitimin e këtij trofeut, përballë krutanëve.

Ishte Bedri Greca heroi i sfidës që i dha fitoren bardhebluve, pasi shënoi në dopietë në këtë takim. Fillimisht Greca zhbllokoi takimin kur po kronometrohej minuta e 64-t pak minuta më vonë, përkatësisht në të 73-t dyfishoi shifrat dhe dërgoi në 2-0 rezultatin që nuk ndryshoi deri në fundin e takimit.

Pavarësisht këtij rezultati të dy skuadrat do të jenë pjesë e Kategorisë Superiore sezonin e ardhshëm.





/Ora News.tv/