Mizore, 2000 fëmijë ndahen nga prindërit e emigrantëve në kufi me Meksikën

Mizore, 2000 fëmijë ndahen nga prindërit e emigrantëve

Janë thuajse 2000 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre në kufirin mes SHBA dhe Meksikës.

Ky veprim ka ndodhur nga data 19 prill deri në 31 maj, pas hyrjes në fuqi të politikës me 'tolerancë zero' të administratës Trump, kundër emigracionit klandestin.

Lajmi bëhet i ditura nga mediat amerikane, të cilat citojnë të dhëna të departamentit të Sigurisë së Brendshme.

Kjo ka bërë që të shpërthejnë polemikat për të shkeljen e të drejtave të fëmijëve, denoncuar edhe nga OKB.

"Është një politikë e pamoralshme dhe mizore", shkruan në twitter senatorja demokrate që ka shumë ndikim, Dianne Feinstein.

Prindërit e fëmijëve janë ndaluar nga policia, pasi konsiderohen si shkelës të ligjit dhe nga ana tjetër, fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre klasifikohen si 'minorenë të pa shoqëruar'.

EMISIONET