Një shumë të hollash, plot 36 mijë euro cash të paketuara në dy qese janë gjetur të braktisura në një qoshe të dhomës së rrëfimit në kishën nga San Pietro, Santa Maria delle Grazie alle Fornaci në Romë.

Gjetja e parave ka mbërthyer autoritetet italiane në një mister pa zgjidhje. Midis hipotezave  të ngritura është ajo një donatori anonim,  por nuk përjashtohet mundësia se donatori të jetë dikush që donte të hiqte qafe paratë e paligjshme.

Paratë ishin ndarë me kujdes në 18 lidhje nga 2 mijë euro,  të gjitha kartëmonedha 50 euroshe.

Policia financiare është duke të verifikuar origjinën e  parave.

Nga ana tjetër po merren në shqyrtim imazhet e  kamerave të survejimit, për të kuptuar nëse paratë janë lënë nga ndonjë bamirës që donte të dhuronte paratë për kishën apo kemi të bëjmë me dikë që donte  të shpëtonte prej tyre për faktin se 36 mijë eurot mund të ishin rezultat i vjedhjeve apo plaçkitjeve të kryera kohët e fundit në qytet.

Vetëm një javë më parë, të premten, u grabitën një milion e gjysmë euro.

Ndërkohë, 36 mijë eurot e gjetura në kishë janë konfiskuar dhe kanë kaluar në Fondin e Drejtësisë.


/Ora News.tv/