Aktori i njohur Rowan Atkinson, i njohur si Mister Bean, do të bëhet sërish baba në moëshën 62-vjeçare.

Ylli i kinematografisë, i cili ka dy fëmijë të rritur nga martesa e tij e parë, është duke pritur fëmijën e tretë me aktoren Louise Ford, e cila është 29 vite më e vogël.

Çifti kanë qenë së bashku për 3 vite dhe thuhet se janë shumë të lumtur e të entuziazmuar për lajmin.

Ai është divorcuar nga gruaja e parë Sunetra Sastry, e cila u shkatërrua kur ai ra në dashuri me një 33-vjeçare, në vitin 2015 pas 25 vitesh martesë.

Atkinson mendohet se është takur me Ford kur u shfaqën së bashku në një  shfaqje në West End në Londër në vitin 2013.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/