Presidenti i Amerikës Donald Tump ka vlerësuar sulmet ajrore ndaj regjimit sirian të kryera në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Francën.

Me anë të një postimi në Twitter, Trump e konsideroi sulmin të përfunduar me sukses.
Ai falenderoi Francën dhe Britaninë e Madhe për përfshirjen e tyre në sulmet ajrore.

Trump e konsideron një mision të përfunduar

"Një sulmi ekzekutuar në mënyrë të përsosur mbrëmë. Falenderoj Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar mençurinë dhe fuqinë e ushtrisë së tyre të shkëlqyer. Nuk mund të kishte pasur një rezultat më të mirë. Misioni u realizua!"

Gjatë natës, SHBA, Britania dhe Franca bombarduan tre objektiva: një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qëndër e rëndësishme komande, po në afërsi të Holmsit.

Sulmet ishin në përgjigje të përdorimit të armëve kimike në qytetin e Doumas javën e kaluar në Siri.

Nga ana e tij presidenti rus, Vladimir Putin dënoi sulmin perëndimor të udhëhequr nga SHBA. Ai e cilësoi  “akt të agresionit kundër shtetit sovran që është duke u ballafaquar me terrorizmin”.

Putin po ashtu ka thënë se Rusia ka kërkuar takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Po kështu ajo kërcënoi me hakmarrje ushtarake  nëse nga sulmet do të goditej  ndonjë forcë ruse.

Por  Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë më 14 prill se asnjë nga sulmet nuk ka prekur zonat ruse në Siri.

Në fjalimin drejtuar kombit, të premten vonë (13 prill 2018), Trump tha se “masakra e fundit është një përshkallëzim i madh i përdorimit të armëve kimike nga një regjim shumë i tmerrshëm”.

“Sulmet janë urdhëruar mbi caqet e lidhura me kapacitetet e armëve kimike të Qeverisë siriane”, tha Trump.

Sipas presidentit amerikan, qëllim i sulmeve është “të krijohet një pengesë e fuqishme kundër prodhimit, përhapjes dhe përdorimit të armëve kimike”.

Nga ana tjetër Assad tha se sulmi e bën Sirinë dhe popullin më të vendosur për të luftuar terrorizmin në çdo cep të vendit

/Ora News.tv/