Miriami dhe Albani japin lajmin e bukur, do bëhen prindër për herë të dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2019, 09:31
Surprizat e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt nuk po mbarojnë.
Pak javë më parë njoftuan se u martuan në Dubai në fshehtësi.
Më pas publikuan këngën 'Duamë' në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Por surpriza e tyre nuk mbaron me kaq. Mediat kosovare njoftojnë se Albani dhe Miriami kanë konfirmuar në koncertin e këngëtarit në Prishtinë 'Hapësira e një ëndrre' se do bëhen prindër për herë të dytë.
Ndërsa raportohet se nuk është zbuluar gjinia e fëmijës.
Çifti i këngëtarëve janë prindër të një vajze, Amelisë.