Pavarësisht ankesave të shumta ligji i strehimit Social i cili detyron ndërtuesit ti falin bashkisë 3% të sipërfaqes së ndërtuar, ka hyrë në fuqi pasi Presidenti i Republiëks e ka miratuar me heshtje.

Nisur nga kjo siç kishin paralajmëruar shoqata e ndërtuesve do ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuse edhe pse kjo gjykatë është krejt inegzistente me vetëm 3 anëtarë. Sipas shoqatës ligji krijon një kosto të lartë për ndërtuesit.

Ndërtuesit e kundërshtuan madje dhe ia shprehën shqetësimin e tyre Presidentit të Republikës i cili nuk e ka firmosur por as nuk e ka kthyer ligjin për rishqyrtim duke e lënë atë të hyjë në fuqi pa firmë.

Por ligji që i detyron ndërtuesit të japin 3% të sipërfaqes të ndërtimit për strehimin social do ti kalojë tashmë Gjykatës Kushtetuese duke u përballur me një tjetër ngërç, pasi gjykata nuk merr dot vendime për shkak të vakancave të krijuara në lidhje me numrin e anëtarëve.

Luigj Aleksi: "Dhe në heshtje në parlament dhe nga presidenti, edhe pse ne i kemi dërguar letër, ligji ka marrë formë ligjore dhe e vetmja rrugë për ta zhbërë është ose të ndërhyjë qeveria, ose të ndjekim rrugën ligjore

Vendosja e këtij kriteri në ligjin për strehimin social vlerësohet një kosto shtesë për ndërtuesit dhe që mund të përkthehet edhe me rritje çmimesh

Luigj Aleksi: "Më pak se 3% do të thotë se në një pallat me 8 mijë metra katrorë është baraz me 240 metra katrorë banim që duhet tia japësh bashkisë. 240 metër katror, me një mijë euro, pra duhet ti japësh bashkisë së Tiranës 240 mijë euro"

Shoqata e ndërtuesve madje nuk do tërhiqet nga vendimi i ankimimit edhe pse aktualisht janë në diskutime me qeverinë për disa lehtësira fiskale.

Luigj Aleksi:  "Lidhur me tatim fitimin që ndërtuesi paguan padrejtësisht për kuotën që merr pronari i truallit. Në këtë paketë fiskale është përfshirë dhe në këtë mënyrë ndërtuesi është lehtësuar. Po dialogojmë për taksën e infrastrukturës"

Ligji për Strehimin Social parashikon që në çdo 2 mijë metra katror ndërtuesit duhet të falin 50 m2. Kjo sipërfaqe do ti kaloj bashkisë e cila do të përdorë për banesa sociale.  

/Ora News.tv/