Mirabelli tregon pengun te Milani: Ishte sulmuesi im i preferuar

Mirabelli tregon pengun te Milani: Ishte sulmuesi im i preferuar

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka zbuluar se mungesa e një nënshkrimi me  Pierre-Emerick Aubameyang është keqardhja më e madhe që ka për kohën e tij te kuqezinjtë.

"Është për të ardhur keq që projekti ynë nuk ka vazhduar, por zgjati vetëm 15 muaj. Kam dashur të kem më shumë kohë dhe më shumë merkato futbollistësh në dispozicion. Është e vështirë të përforconi skuadrën në vetëm dy merkato."

Aubameyang - "Ne ishim në kontakt të ngushtë me lojtarin, por përfundimisht nuk arritëm të nënshkruajmë më të. Ai është një nga sulmuesit e mi të preferuar dhe është për të ardhur keq që ne nuk mundëm t'i përfundojmë negociatat. Është një nga keqardhjet e mia".-tha Mirabelli për mediat italiane.

Gabonezi luante me Borussia Dortmund kur Mirabelli u përpoq ta vishte kuqezi. Produkti i akademisë së klubit nga Milano u bashkua me Arsenalin në janarin e vitit 2018 për shifrën e 65 milionë euro.

EMISIONET