Miqësorja e luksit nis me një minutë heshtje

Miqësorja e luksit nis me një minutë heshtje

Spanja ka udhëtuar drejt Uellsit për të zhvilluar takimin miqësor me kombëtaren vendase.

Një 90 minutësh që pritet t'i shërbejë teknikut "La Roja", Luis Enrique për takimin e radhës, atë në Ligën e Kombeve ndaj Anglisë mbrëmjen e 15 tetorit. Megjithatë, takimi i mbrëmjes së sotme, i programuar për të nisur në orën 20:45 do të nis me një minutë heshtje.

Vendimi vjen pas kërkesës së Federatës Spanjolle të Futbollit, që ka kërkuar nga organizatorët, UEFA, që të mbahet heshtje në nder të viktimave të përmbysjeve të ditëve të fundit, në Sant Llonrenc, Mallorca.

Lojtarët mbajtën një minutë heshtje edhe para se të stërviten në stadium. Ata gjithashtu do të përdorin edhe shiritin e zi, në shenjë solidariteti.

EMISIONET