Tashmë është edhe e konfirmuar zyrtarisht. Dyshja Paolo Dybala dhe Mauro Icardi janë jashtë kombëtares së Argjentinës për dy ndeshjet miqësore ndaj Italisë dhe Spanjës.

Jorge Sampaoli ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret ndaj dy skuadrave ikonë europiane, ku bie në sy mungesa e Paolo Dybala dhe Mauro Icardi

Një shenjë e qartë kjo që këta dy futbollistë nuk e kanë besimin e trajnerit Sampaoli, i cili në vend të tyre ka ftuar dy futbollistë nga kampionati argjentinas, Cristian Pavon dhe Lautaro Martinez.

Lista e plotë:

Portierë: Sergio Romero (Manchester United), Nahuel Guzman (Tigres), Willy Caballero (Chelsea)

Mbrojtës: Javier Mascherano (Hebei China Fortune), Nicolas Otamendi (Manchester City), Federico Fazio (Roma), Gabriel Mercado (Sevilla), Marcos Rojo (Manchester United), Ramiro Funes Mori (Everton), Marcos Acuna (Sporting CP), Nicolas Tagliafico (Ajax Amsterdam), Fabricio Bustos (Independiente)

Mesfushorë: Lucas Biglia (Milan) Ever Banega (Sevilla), Leandro Paredes (Zenit St Petersburg), Manuel Lanzini (West Ham United), Giovani Lo Celso (Paris Saint-Germain), Diego Perotti (Roma), Eduardo Salvio (Benfica), Pablo Perez (Boca Juniors), Maximiliano Meza (Independiente)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Gonzalo Higuain (Juventus), Angel Di Maria (Paris Saint-Germain). Cristian Pavon (Boca Juniors), Lautaro Martinez (Racing Club).

/Ora News.tv/