Miqësia e veçantë mes kalit dhe maces

Pavarësisht diferencës së madhe në përmasat e tyre, macja Sappy dhe kali Dakota kanë krijuar një nga lidhjet më të pazakonta në mbretërinë e kafshëve.

Dyshja është e pandashme nga njëra tjetra dhe kalon orë të tëra duke u përkëdhelur – madje flenë bashkë në fermën e tyre në Fairfield në Illinois.

Sappy e nisi këtë miqësi të veçantë kur ishte vetëm një kotele dhe Dakota sillej si një baba për të, shpjegon pronarja.

“Kur Sappy ishte një kotele e vogël, mund të them se ata kishin një lidhje të ngushtë pasi ajo nuk i kushtonte kurrë rëndësi kuajve të tjerë” – shprehet për Daily Mail Denice Kinney.

358A823E00000578-0-image-a-100_1466597851730 358A824A00000578-0-image-m-102_1466597870945 358A81CA00000578-0-image-a-75_1466596986220 358A822E00000578-0-image-a-97_1466597121473 358A81C600000578-0-image-m-96_1466597113323 358A823600000578-0-image-a-73_1466596837890 358A823A00000578-0-image-m-71_1466596772114

/Oranews.tv/

EMISIONET