Mino Raiola nuk mban sekrete, zbulon të ardhmen e Pogba

Mino Raiola nuk mban sekrete, zbulon të ardhmen e Pogba

E ardhmja e Paul Pogba do të jetë larg Manchester United.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zyrtarisht edhe agjenti i francezit, Mino Raiola, i cili ka pohuar se pavarësisht se situata te "djajtë" është optimale po kërkon një skuadër të re për mesfushorin.

"Lojtari nuk ka bërë asgjë të keqe. Ai ka qenë i respektueshëm dhe profesional në çdo kohë. Klubi e di dëshirën e tij prej një kohë të gjatë. Më vjen keq gjithashtu që klubi nuk merr ndonjë qëndrim kundër kësaj. Shpresojmë se së shpejti do të ketë një zgjidhje të kënaqshme për të gjitha palët:"-tha Raiola në një intervistë për "talkSPORT".

Interes për kampionin e Botës ka shfaqur Reali i Madridit, PSG dhe Juventus, me torinezët që thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e tij.

EMISIONET