Rreth 300 ushtarakë festojnë në mision, Xhaçka i uron për Vitin e Ri

Rreth 300 ushtarakë festojnë në mision, Xhaçka i uron

Rreth 300 ushtarakë shqiptarë do ta festojnë natën e Vitit të Ri duke shërbyer në misionet ndërkombëtare ku Forcat tona të Armatosura japin kontributin e tyre.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta  Xhaçka bisedoi në një lidhje video të gjithë kontingjentet, të cilët natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në shërbim, në bazat ku ata shërbejnë.

Xhaçka: Jo vetëm në cilësinë e ministrit, por edhe të qytetares dua tju them faleminderit për gjithçka që bëni. Uroj që të vini shëndoshë e mirë në shtëpi. Besoj vitin tjetër të ri do ta kalojmë të gjithë bashkë këtu.

Trupat shqiptarë në Afganistan uruan gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2019 edhe pse siç ata thanë më humor, aty ku ata shërbejnë është viti 1397.

Në bisedën me trupat në Herat, ministrja u uroi kthim të mbarë kontingjentit që kthehet këto ditë dhe njoftoi ata që po marrin detyrën, se ka në plan që së shpejti t’i vizitojë nga afër ata.

Ndërsa ekuipazhi i “Lissus” në detin Egje tregoi se natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në det, me ushqime të gatuara në anije.

EMISIONET