Ministrja Nikolla jep rrogën mujore në ndihmë të shkollave të përmbytura

Ministrja Nikolla jep rrogën mujore në ndihmë të shkollave

 Përmbytjet e fundjavës që lam pas nuk kursyen as shkollat. Për të rikuperuar dëmet e shkaktuara, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla kërkoi nga mësuesit që të shprehin solidaritet dhe të kontribuojnë në  ndihmë të shkollave të dëmtuara, por edhe zonave të përmbytura. 

Nikolla organizoi një takim me drejtorët e shkollave ku kontributi i parë do të jetë nga vetë ajo, e cila do të lerë pagën e saj mujore. 

Nikolla:  Janë disa gjimnaze të Tiranës që kanë mbledhur ndihma ushqimore dhe të tjera ndihma. Do të jetë një ndihmë që do të bëhet në mënyrë të koordinuar nga ne për të shkuar aty ku ka më shumë nevojë. Ky do të jetë një proces që vijon. Ministria e Arsimit ka ngritur një grup punë për të koordinaur ndihmën që do vijë nga cdo shkollë dhe cdo mësues. Ju do ta shpërndani këtë takim të sotmin edhe tek kolegët, tek cdo mësues në mënyrë vullnetare në vlerën që e ka të mundur për të kontribuar, ja ku kanë dy llogaritë bankare. Jemi një trupë e madhe njerëzish, jemi mësuesit e Shqipërisë. Unë do të dedikoj rrogën time mujore për të shkuar në ndihmë familjeve dhe të komuniteveve në nevojë. 

Për t`ju gjendur pranë shkollave, nxënësve por edhe familjeve të përmbytura, Ministrja e Arsimit ka vendosur në dispozicion dy llogari bankare, ku çdo kush është i ftuar të kontribuojë. Ndërkohë në Tiranë nxënësit e disa prej gjimnazeve kanë mbledhur ndihma ushqimore të cilat do të dërgohen në zonat e prekura nga përmbytjet.

EMISIONET