Nismës për të mbjellë pemë i është bashkuar edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila së bashku me nxënësit e disa shkollave në qarkun e Beratit mbollën dhjetëra fidanë të rinj.

Ministria e Arsimit pak kohë më parë ka lancuar projektin e saj, kurorat e gjebra të shkollave, ku çdo shkollë apo institucion arsimor në mënyrë vullnetare, të kontribuojë për të gjelbëruar oborret e shkollave dhe kultivuar tek të rinjtë shqiptarë dashurinë për natyrën dhe kujdesin e shtuar për mjedisin që i rrethon.

Nikolla e ka nisur ditën herët me mbjelljen e mbi 20 pemëve në shkollën 9 vjecare "Zoi Vangjeli" në Velabisht ku së bashku me nxënësit e kësaj shkolle dhe mësuesit, edhe pse ditë pushime, ju bashkuan në këtë aksion kombëtarë.

Më pas me mësuesit e shkollës 9 vjecare të Poshnjes, ministrja dha kontributin e saj për kurorën e gjelbër edhe të kësaj shkolle e cila mbjelljen e pemëve e ka kthyer në një traditë të përvitshme.

Nikolla vizitoi edhe disa shkolla të tjera të këtij qarku ku u njoh me ecurin e nismave të ministrisë së Arsimit si 3 lëndë në 6 orë apo shkollat qendra komunitare.

/Ora News.tv/