Gjermania kërkon sqarime nga Facebook pas skandalit me të dhënat

Gjermania kërkon sqarime nga Facebook pas skandalit me të dhënat

Ministrja e Drejtësisë së Gjermanisë, Katarina Barley, ka kërkuar që kompania Facebook të japë sqarime lidhur me skandalin e keqpërdorimit të të dhënave. Duke e quajtur shqetësim të nivelit europian, Barley premtoi përgjigje kolektive ndaj këtij problemi.

Pas skandalit të keqpërdorimit të të dhënave nga Facebook, ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Barley, i ka kërkuar ekzekutivëve të kompanisë të zbulojnë nëse 30 milionë përdoruesit gjermanë të medias sociale janë prekur nga kjo ngjarje.

Katarina Barley: Keqpërdorimi i të dhënave të përdoruesve të Facebook në Shtetet e Bashkuara është një skandal i madh. Kam thërritur kryetarët e kompanisë në Ministrinë e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, për të sqaruar nëse llogaritë gjermane janë prekur dhe çfarë Facebook do të bëjë për të parandaluar përsëritjen e një situate të tillë.

Barley ngre si shqetësim faktin se përdoruesit detyrohen të autorizojnë përdorimin e të dhënave të tyre personale, si mënyra e vetme e përdorimit të një shërbimi apo platforme sociale.

Katarina Barley: Është e papranueshme që përdoruesve ju paraqiten artikuj të gjatë të kushteve dhe termave dhe në fund, mundësia e tyre e vetme është të zgjedhin ‘po’ ose t’ju mohohet shërbimi. Duhet të ketë një mënyrë që përdoruesi të deklarojë nëse është dakord ose jo që të dhënat e tij të kalohen dhe për këtë po punojmë në nivel europian.

Ministrja Barley shtoi se duhet autoritetet duhet të zbulojnë çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes Facebook dhe zyrës britanike të konsulencës Cambridge Analytica, gjë të cilën ajo e sheh si një shqetësim në nivele europiane që nuk mund të rregullohet apo zhvillet në shkallë kombëtare.

EMISIONET