Ministrja e Drejtësisë sulmon KLD: Ditë e zezë. Reagon dhe Presidenca

"Ditë e zezë për drejtësinë" e quajti  Ministrja e Drejtësisë ditën e djeshme kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të mos shkarkojë asnjë nga 3 gjyqtarët e propozuar nga ministrja për shkelje. 

Dje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë  mbajti mbledhjen e radhës  ku u rrëzuan tre propozimet e mia, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, të cilët nga raportet e inspektimit të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë rezultonin me shkelje të rënda të ligjit, diskredituese per figurën dhe pozitën e gjyqtarit. " 

Gjonaj tha se gjyqtarët kishin kryer shkelje të rënda 

Gjyqtarët që s'u shkarkuan

Gjyqtari i gjykatës së Durrësit Petraq Curri i cili urdhëroi lirimin e Alket Hatisë i kërkuar nga shteti italian për trafik droge

Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të gjykatës së Durrësit, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, la të lirë dhe mundësoi kështu arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kërkohej nga shteti italian për ekstradim.

Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani i cili dha vendimin per urdhrin e mbrojtjes qe nuk e mbrojti dot Liljana Ruken nenen e dy femijeve

Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar, i cili në mënyre diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, për shkak të mosarsyetimit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humbjen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshortit të saj, të ndjerës Liljana Ruka. 

Per gjyqtarin Ken Dhima

Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës administrative Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.  

85 prej këtyre vendimeve janë arsyetuar përtej një afati pesëmujor nga data e shpalljes dhe disa prej tyre edhe pothuajse me një vit vonesë, duke cënuar rëndë interesat e qytetarëve të përfshirë në proceset e mbetura në dorën e këtij gjyqtari me veprime haptazi të papërgjegjshme. 

Gjonaj e quajti vendimin e KLD të pajustifikueshëm dhe e akuzoi  se është kthyer në  një strukture mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve. 

Etilda Gjonaj: "E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxori në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë!  Këshilli i Lartë i Drejtësisë si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve, dhe eshte kthyer ne një strukture mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik. 

 Një arsye më shumë për ta vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t’u ndarë me thikën e operacionit të spastrimit të sistemit, nga kasta e korruptuar që e ka mbajtur atë peng për më shume se çerekshekulli! Unë kam besim që me zbatimin pa kompromis të Reformës në Drejtësi, vendime si ato të djeshmet, do të mbeten pjesë e historisë së padenjë te nje sistemi, të cilit, po i vjen fundi dhe nuk do të përsëriten më në të ardhmen.

Pak orë më pas erdhi dhe reagimi i Presidencës. Zëdhënësi Tedi Blushi i pyetur lidhur me reagimin që ka ky institucion për vendimmarrjen e KLD-së, e cila drejtohet nga kreu i shtetit nënvizoi se: kreu i shtetit shprehu keqardhjen për mos miratimin e vendimeve

" Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, që prej marrjes së detyrës si Kryetar i KLD-së, ashtu si dhe ditën e djeshme ka mbështetur në vijimësi të gjitha propozimet e Ministrisë së Drejtësisë ( propozime të ish-Ministrave të Drejtësisë, apo Ministres aktuale Gjonaj) për proçedimin disiplinor dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve, kërkesa këto aktuale, apo kërkesa të mbartura dhe të pashqyrtuara nga KLD-ja.

Mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimarrja e shumicës së anëtarëve të KLD-së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe njëherë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funksionimin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë që janë parashikuar nga reforma."

  



EMISIONET