Një tjetër skandal ka ndodhur me Teatrin e Kukullave, këtë herë me tenderat për kupat.

Emisioni BOOM zbuluar se ministria e Kulturës nuk ka zhvilluar tender për kupat që u përdorën në aktivitetin për 70-vjetorin e Qendrës Kulturore.

Në një kohë që Qendra Kulturore për Fëmijë, Teatri i Kukullave zhvillonte procedurën e tenderimit, në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik në datat 21 dhe 21 dhjetor jo vetëm që ishin prodhuar por madje edhe ishin ndarë në aktivitetin e zhvilluar që në datën 17 dhjetor 2017.

Një prej biznesmenëve i cili kishte marrë pjesë ne tender dhe u rendit i pesti, tha se gjithçka ishte e përcaktuar.

/Ora News.tv/