Ministria e Jashtme përshëndet fitoren e Majlinda Bregut

Ministria e Jashtme përshëndet fitoren e Majlinda Bregut

Ministria e Jashtme përshendet vendimet e marra nga Vendet e Europës Juglindore për zgjedhjen e Majlinda Bregut në pozicionin e sekretares së Përgjithshme të Keshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe zgjedhjen e Kosovës për të kryesuar këtë organizatë.

Takimi i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive tëProcesit të Bashkëpunimit të Vendeve të EvropësJuglindore (SEECP) vendosi sot të zgjedhë znj. Majlinda Bregu në pozicionin e Sekretares sëPërgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal përperiudhën 2019-2021. 

MEPJ falenderoi vendet anëtare te SEECP për mbështejten që i dhanë kandidaturës shqiptare, e para shqiptare në këtë pozicion, në këtë nivel dhenjëkohësisht edhe e para femër në atë detyrë.

Gjithashtu MEPJ i uroi suksese znj. Bregu në ushtrimin e detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Këshillit tëBashkëpunimit Rajonal, një institucion i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal që ka për mision kryesormbështetjen, fuqizimin dhe shtrirjen e bashkëpunimitrajonal, mbështetjen e vendeve të Europës Juglindorenë procesin e integrimit evropian, dhe e siguron atë përmbështetjen e plotë në ushtrimin e detyrës së lartë.

 

EMISIONET