Ministria e Financave të Kosovës ka vendosur të lirojë nga TVSH-ja të gjithë importuesit, shitësit dhe lexuesit e librit në Kosovë. Reforma e fiskale e ndërmarrë nga qeveria është një nismë që do të lehtësojë industrinë e librit në vend.

Vetëm para pak kohësh, Kosova kishte taksën më të lartë për librin në rajonin e Ballkanit. Reforma fiskale që ka ndërmarrë Ministria e Financave për të nxitur zhvillimin e sektorit privat, ndikon pozitivisht dhe industrinë e librit.

Një nismë e ngjashme u mor pak kohë më parë kur u vendos të liroheshin nga taksa pajisjet teknologjike dhe së fundmi lirohen nga TVSH-ja importuesit, shitësit dhe blerësit e librit.

Po çfarë ndodh në Shqipëri me barrën fiskale që bie mbi botuesit dhe shitësit e librave.

Duket se Kosova ecën paralelisht me Shqipërinë në politikat fiskale përsa i përket industrisë së librit duke hequr TVSH-në, por duke mbajtur të lartë taksën për lëndën e parë të prodhimit, e cila mbingarkon shtëpitë botuese në shpenzime.

/Ora News.tv/