Vettingu në polici nis në janar dhe përfundon në fund të 2018

Vettingu në polici nis në janar dhe përfundon në fund

Vetingu në Policinë e Shtetit ka mbledhur bashkë në një takim të gjuhe krerçt e institucioneve ligjzbatuese  në vend. 

Takimi është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Drejtesisë dhe aty mësohet se kanë marrë pjesë edhe kreu ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe drejtues të tjerë të organeve ligjzbatuese.

Pas takimit Ministri i Brendshëm tha se brenda vitit 2018 të gjithë punonjësit e policisë do te kalojnë në skaner.

Xhafaj: Në këtë tryezë ishin aktorë të rëndësishëm, nga legjislativi, nga fusha pedagogjike,  dhe në mënyrë të veçantë nga disa agjenci si ILDKPI, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, SHISH që do të jenë pjesë e procesit të vlerësimit të punonjësve të policisë, Gardës dhe SHÇKB-së. Kjo do të jetë një nga prioritetet për të pasur një organizatë policore shumë më të fortë, për të pasur njerëz me integritet të fortë, të qëndrueshëm, moral dhe profesional. 

Xhafaj tha se ky proces ka për qëllim rritjen e besueshmërisë së policisë së shtetit dhe pastrimin e radhëve të saj nga efektivat me problem të cilat janë pakicë.

Xhafaj: Pritshmëria e këtij procesi nuk konsiston vetëm në faktin se disa individë nuk do të jenë më, se sa fakti që ata që do të mbeten në organizatë do të kenë besueshmërinë dhe motivin për të shërbyer në këtë organizatë.

Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj, tha se të parët që do të kalojnë në veting do të jenë punonjësit e policisë me grada të nivelit të lartë, për të vazhduar më pas me ata të nivelit të mesëm dhe në fund, punonjësit e nivelit zbatues.

Hodaj: Janë rreth 300 punonjës që kanë grada të larta që vlerësohen në fazë të parë, rreth 2500-3000 që kanë funksione si grada të mesme që vlerësohen në nivel të dytë dhe rreth 9 mijë punonjës të nivelit zbatues që vlerësohen në fazën e fundit. 

Pak ditë më parë Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në komisionin e ligjeve draftin e ligjit për vettingun në policinë e shtetit.

EMISIONET