Ministri Roth: Kampet dhe refugjatët, jo kusht për integrimin e Shqipërisë

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth ka sqaruar qëndrimin e qeverisë gjermane në lidhje me çështjen e emigrantëve apo ngritjen e kampeve pritëse në Shqipëri. Gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm Bushati, Roth tha se kjo çështje nuk ka lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE dhe nuk ka asnjë kusht të kësaj natyre.

Pyetje: Një nga kushtet për të hapur negociatat është që Shqipëria të mbyllë rrugën e re të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika e Veriut që ata mos kenë mundësi që nga Shqipëria të kalojnë drejt BE. Si mundet Gjermania të mbështesë Shqipërinë në plotësimin e këtij kushti?

Roth: Unë jam mirënjohës për pyetjen që më bëtë që të sqaroj në mënyrë të paekuivoke qëndrimin e Gjermanisë në këtë drejtim. Nuk ka asnjë kusht që ne i kemi vendosur Shqipërisë për mbylljen e kufijve sa i përket rrymës së emigrantëve apo për hapjen e kampeve të pritjes. Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë të kësaj problematike me çështjen e integrimit. Ne jemi të interesuar të gjitha palët që të gjejmë zgjidhje të pëbashkët, paneuropiane për emigrantët dhe azilkërkuesit. Bazat në gjetjen e këtyre zgjidhjeve do të ishin vlerat që na bashkojnë ato të solidaritetit dhe humanizmit dhe në këtë kontekst Shqipëria dhe Maqedonia janë të mirëpritura të japin kontributin e tyre. Dua të theksoj që nuk ka lidhje çështja e integrimit me këtë problematikë.


EMISIONET