Italia rikonfirmoi edhe njëherë përmes Ministrit të saj të Drejtësisë mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim me BE.

Gjatë një konference për mediat me homologen e tij shqiptare Etilda Gjonaj, Ministri Andrea Orlando nuk preferoi të japë datë për Shqipërinë por shprehu bindjen që ekzistojnë të gjitha parakushtet për hapjen e bisedimeve me BE.

Orlando: Italia mbështet fuqimisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.Ne mendojmë si shumë ambicioze zgjedhjen që ka bërë Shqipëria për të bërë reforma  në shtetin e së drejtës dhe kjo përkon me hapat për çeljen e negociatave. Do të jetë shumë e rëndësishme që të gjithë këto veprime të reformës çfarë rezultati do të japin brenda 6 mujorit të parë të vitit që vjen. Nuk na takon ne të caktojmë një datë por ekzistojnë të gjitha parakushtet për hapjen e këtij procesi.

Gjonaj: Ministri Orlando rikonfirmoi në këtë ditë qëndrimin e kahershëm shqiptar se shteti italian mbështet të ardhmen europiane të Shqipërisë. Duke ofruar kështu asistencë dhe mbështetje të vazhdueshme në zbatimin e reformave integruese të vendit tonë.

Në funksion të kësaj dy Minsitrat firmosën një memorandum bashkëpunimi në fushën e drejtësisë.

Gjonaj: Ajo çfarë konkretizon ky memorandum është legjislacioni e paketës së tretë të reformës në drejtësi që ka të bëjë me profesionet e lira. Ashtu si dhe një bashkëpunim shumë të ngushtë në kodifikimin e legjislacionit procedurial dhe atë material si në atë civil dhe penal. Ky memorandum do ti japë një përmirësim këtij prioriteti që kemi. Marrëveshja përmban dhe bashkëpunimin për reformën peritenciare, jo vetëm në aspektin legjislativ por edhe atë institucional në ngritjen e kapaciteteve të stafeve të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe burgjeve, shërbimi i provës.

Orlando: Jemi këtu për t’ju falenderuar për ato hapa që Shqipëria ka bërë në ndërtimin e një sistemi të efektshëm dhe konsolidimin e sistemit gjyqësor. Kjo është një sfidë jo vetëm e Shqipërisë por edhe sfidë për ne pasi do të ketë rezultate pozitive për vendin tonë, përbashkëpunimin por edhe në luftën kundër armiqve të përbashkët që kemi përpara, duke filluar nga terrorizimi, krimi i organizuar.

Ky memorandum i sotëm besoj se do të shërbejë si një sinjal i fortë për Komisionin por edhe organizmat e tjerë të BE. Monitorimi i zbatimit të memorandumit do të jetë një shans tjetër për ti dhënë llogari BE për përparimet që Shqipëria do të bëjë në muajt e ardhshëm. Me Ministren e Drejtësisë që na mirëpriti sot me një delegacion që përbëhej vetëm nga zonja, do të shkruajmë një letër të përbashkët që do ti drejtohet Komisionit Europian sepse mendojmë se ky memorandum nuk është një rezultat që ka të bëjë vetëm me dy vendet tona por që ka të bëjë edhe me atë rrugëtimin që Shqipëria po bën drejt BE por edhe vëmendjes që Italia i kushton integrimit europian të vendeve të Ballkanit. Duam të fillojmë me veprime të menjëhershme qoftë në implementimin e marrëveshjes, ekzekutimin e dënimeve penale, sistemin informatik.

/Ora News.tv/