Ministri i ri britanik do të nisë negociatat me BE-në për Brexit

Ministri i ri britanik do të nisë negociatat me BE-në për

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se Sekretari britanik për Brexit, Dominic Raab, do të zhvillojë negociata më vonë në Bruksel me shefin e Bashkimit Evropian Michel Barnier për largimin e Britanisë nga blloku.

Raab u emërua në këtë detyrë pas dorëheqjes së David Davis në shenjë proteste ndaj planeve të kryeministres britanike, Theresa May për tregtinë.

Ministri britanik ka qenë pjesë e fushatës zyrtare për Brexit, para mbajtjes së referendumit më 2016.

Takimi i Raab dhe Barnier vjen në një kohë kur Komisioni Evropian është duke udhëzuar shtetet e tjera të BE-së të përgatiten për Brexit pa marrëveshje.

Në një draft të Komisionit që ka siguruar BBC-ja, vendet e bllokut paralajmërohen se mosarritja e marrëveshjes mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në bizneset evropiane dhe të qytetarët.

Në mesin e pasojave përmenden edhe përçarjet në industrinë e aviacionit dhe se mallrat nga Britania do të jenë subjekt i kontrolleve doganore.

EMISIONET