Pas marrjes së rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave Ministri për Evropeën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati nisi diskutimet për bindjen e vendeve të BE për të mbështetur këtë proces. Gjatë takimit me ministrat e jashtëm në Bruksel ministri Bushati prezantoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria.

"Homologë nga shumë vende anëtare të BE-së kanë diskutuar në lidhje me progresin e Shqipërisë dhe pritshmëritë tona për një vendimmarrje të drejtë dhe të kënaqshme për të dyja palët. Qoftë në diskutimet me homologët norvegjezë, spanjollë apo grekë, sidomos me këtë të fundit kemi pasur mundësi për të marrë në shqyrtim progresin e bërë gjatë tre javëve të fundit. Ky është një proces që cdo ditë ecën nga pak"

Diplomati shqiptar foli ndër  të tjera dhe për çështjen e Kosovës

"Është e rëndësishme që strukturat e sigurisë në Kosovë të përfshihen gradualisht në një raport më të drejtëpërdrejtë dhe të institucionalizuar me orgazinatën në kushtet kur ka ende vende që nuk e njohin Kosovën  si një shtet i pavarur.                                                                                                                                

 Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s që u zhvillua me 27 Prill në Bruksel trajtoi çështje të rëndësishme të sigurisë transatalantike, duke përfshirë temën komplekse të marrëdhënieve me Rusinë, rëndësine strategjikë të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, situatën aktuale në Afganistan në kuadër të Procesit të Kabulit, si dhe politikën e dyerve të hapura.


/Ora News.tv/