Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i mori në pyetje një për një drejtuesit e institucioneve vendore të lidhura direkt me menaxhimin e sezonit turistik në Himarë, para se të shpërthente ndaj tyre në kritika.

Ai i bëri përgjegjës për zaptimin e plazheve, mosrespektimin e rregullave të sigurisë dhe informalitetin.

Sandër Lleshaj: "Me tona të ashpra për arsye se nuk mund të presim vitin tjetër për të rregulluar këtë vit. Duhet ta rregullojmë sot, që qytetarët të gjejnë siguri dhe që subjektet që operojnë të prodhojnë taksa për qytetarët."

Por ndërsa ministri i Brendshëm paralajmëronte në Himarë, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në krye të taks Forcës nisi nga Golemi aksionin për lirimin e plazheve publike

Blendi Klosi: "Këto janë hapësira që i takojnë të gjithë popullit, njerëzve të thjeshtë. Nuk bëhet më fjalë vetëm për penalizime administrative, për gjoba por penalizime penale."

Aksioni do të vijojë nga veriu në jug nën drejtimin e prefektëve dhe monitorimin e anëtarëve të qeverisë.

/Ora News.tv/