Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë janë takuar sonte në Vjenë. Konfirmimi u bë nga MPJ greke pak minuta para takimit.

Të marten, po në Vjenë, dy Ministrat do te takohen me negociatorin e OKB-se, Matthew Nimetz.

Greqia për një kohë shumë të gjatë ka kundërshtuar përdorimin e emërtimit Republika e Maqedonisë me pretendimin se ai është një nga emrat e mbretërive të lashta të qytetërimit helen.


/Ora News.tv/