Ministrat Bushati dhe Ahmetaj i përgjigjen PD-së: Shkodra do punë, jo protesta

Ministrat Bushati dhe Ahmetaj i përgjigjen PD-së: Shkodra do

Nga Shkodra ku ishin të pranishëm në panairin e punës, dy Ministrat e kabinetit qeveritar Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj iu përgjigjen protestës së Partisë Demokratike, duke thënë se Shkodra dhe e gjithë Shqipëria duan të jenë në punë dhe jo në rrëmujë.

Ahmetaj: Qytetarët nuk kanë nevojë të shohin politikën si tenton të kapë terrene me protesta. Data 17 e javës që vjen është datë e rëndësishme për çdo shqiptar, pa dallim nga veriu në jug, nuk ka rëndësi çfarë parti i përket. 

Bushati përsëriti dhe një herë rëndësinë e 17 prillit, ku Shqipëria pritet të njihet me vendimin për çeljen e negociatave.

Përkundër deklaratave te opozitës për thellimin e krizës ekonomike ne vend, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se raporti i ditëve të fundit i Bankës Botërore, konfirmon se Shqipëria e ka lënë pas krizën e vitit 2013 dhe rrezikun për tu kthyer si Greqia.

Ahmetaj: BB, pasi na ka skanuar e studiuar në thellësi, del në konkluzion se Shqipëria e ka lënë pas krizën e viteve 2013. E ka lënë pas atë mundësinë që të kalonte një krizë si Greqia dhe sot është futur në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik madje.

Panari i Punes për Qarkun e Shkodres u organizua nën kujdesin e Kryeministrit, Edi Rama, dhe Ministrise se Financave dhe Ekonomise.

EMISIONET