Mini-truri njerëzor i rritur në laborator mëson të kontrollojë muskujt

Mini-truri njerëzor i rritur në laborator mëson të

Shkencëtarët kanë rritur një tru miniaturë të lidhur më një palcë kurrizore dhe muskuj.

Dhe mini-truri arriti të dërgonte në mënyrë spontane stimuij nervore tek palca kurrizore dhe indet e muskujve, që u morën nga një mi.

Muskujt në mënyrë të dukshme u vendosën nën kontrollin e të ashtuquajturit organoid të trurit.

Shkencëtarët përdorën një metodë të re për të rritur trurin miniaturë nga qelizat burimore njerëzore, gjë që lejoi organoidin të arrinte një fazë më të sofistikuar të zhvillimit sesa eksperimentet e mëparshme.

Zhvillimi i fundit i mini-trurit tregon ngjashmëri, në aspektin e shumëllojshmërisë së neuroneve dhe organizimin e tyre, me trurin e një fetusi njerëzor 12-16 javësh.

Megjithatë, shkencëtarët thanë se struktura është shumë e vogël dhe primitive për të përjetuar ndonjë gjë që i afrohej mendimeve, ndjenjave ose vetëdijes.

Ndërsa truri i një njeriu plotësisht të zhvilluar ka 80-90 miliardë neurone, organoidi ka disa milionë.

EMISIONET