Minatorët sërish në protestë për statusin

Minatorët sërish në protestë për statusin

Ashtu siç kishin paralajmëruar minatorët u mblodhën sërish të premten përpara Kryeministrisë. Ata kërkojnë miratimin e statusit në të kundërt nuk do ti ndalin protestat as më 1 prill, ditë kur paralajmëruan të qëndrojnë përpara Kryeministrisë.

Kërkesa për miratimin e statusit mbetet kusht i panegociueshëm për minatorët. Ashtu si paraljmëruan javën e shkuar, punonjësit e nëntokës iu rikthyen oborrit të kryeministrisë për të protestuar paraditen e 22 shkurtit. 

Ata thanë se draftin e statusit që kanë propozuar, nuk e duan më mbi tavolinë siç iu është premtuar se po diskutohet, por e duan të miratuar, në mënyrë që të përfitojnë atë se çfarë sipas tyre iu takon me të drejtë.

Minatori: Kemi dalë në protestë për ti kujtuar dhe njëherë qeverisë, të gjitha qeverive kalimtare, ku është pasuria jonë, ne që pasuruam Shqipërinë, botën mbarë deri në Kinë, ku na e çove pasurinë?

Minatori: Nëse do të jepet një status në Shqipëri, në radhë të parë duhen respektuar minatorët. Përpara '96 duhet të ishte dhënë statusi i minatorit.

Minatorët thanë se do të rikthehen në protestë më 1 prill, ku nuk përjashtuan as mundësinë e hyrjes në grevë urie, si e vetmja rrugë për të përshkallëzuar protestën.

EMISIONET